Vlerat Tona

Vlerat përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme për shoqërinë tonë. Përmes integritetit, transparencës dhe risive kemi mundur të krijojmë një kontekst ku klientë, partnerë dhe punonjës ia dalin të krijojnë të ardhura të qendrueshme.

Solidity
Meritocracy
Ambition
Resourceful
Team-Work
Challenge
Organization
Motivation

Shpjegimi i vlerave është si më poshtë

Solidity – Qëndrueshmëri: përbën themelin e shoqërisë sonë, synimin kryesor për të cilin stafi drejtues punon çdo ditë me qëllim mabjtjen nën kontroll dhe garantimin e mirëqënies së bashkëpunëtorëve tanë dhe të familjes së tyre.
Meritocracy – Meritokraci: vlerësojmë dhe i japim vlerë personelit tonë vetëm duke u bazuar në meritën konkrete të treguar ditë pas dite, pa lënë mënjanë respektimin e rregullave dhe të disiplinës.
Ambition – Ambicie: i kemi vënë vetes objektiva të rëndësishëm, marrim përsipër përgjegjësi dhe jemi të vendosur të synojmë arritjen e rezultateve. Jemi të gatshëm të përballemi me sfida, mësojmë nga gabimet tona duke i mëshuar fort pikave tona të forta, duke qenë të ndërgjegjshëm që çdo sukses e ka zanafillën në një mos sukses.
Resourceful – Burime njerezore: zbatojmë kritere përzgjedhjeje shumë strikte, ofrojmë trajnime të vazhdueshëme dhe të mirëmenduara, trajnime gjatë procesit të punës, garantojmë mundësi zhvillimi profesional dhe mundësi të mirëpërcaktuara për të bërë karrierë. Duam të përballemi me ndryshimet e vazhdueshme të botës financiare në mënyrë krijuese dhe efikase.
Team-Work – Punë në grup (Together Everyone Achives More): është në themel të filozofisë së punës sonë. Kompleksiteti dhe ndryshimet e sektorit tonë na nxisim t’u japim vlerë individualiteteve përmes një shkëmbimi të vazhdueshëm dhe ndarjes së përvojave të ndryshme.
Correctness – Korrektesa: përbën një vlerë absolute dhe të duhur që i jep frytet e saj si në raport me klientelën si edhe brenda nesh. Jemi investuar shumë për të ngritur një sistem Compliance brenda shoqërisë sonë, pasi besojmë fort se respektimi i etikës profesionale dhe i normave të saj përbëjnë një garanci për të ardhmen.
Organization – Organizim: punojmë çdo ditë për të pasur dhe për të mbajtur një mjedis pune të shëndetshëm, pozitiv dhe sa më të rehatshëm duke studiuar deri në detaje me qëllim krijimin e një mjedisi pune sa më të këndshëm që e bën më të lehtë arritjen e rrezultateve.
Motivation – Motivim: jemi gjithmonë në kërkim të zgjidhjeve sa më efikase në lidhje me motivimin e punonjësve tanë dhe jo vetëm në aspektin financiar. Kemi bindjen se niveli i lartë i movitimit që karakterizojnë burrat dhe gratë e stafit tonë janë fryt i tërësisë së vlerave të renditura deri më tani.

Mundësia e Artë

Shërbimet

Gjatë ushtrimit të aktivitetit tonë bashkëpunojmë ngushtë me Rodeler Ltd, një broker Evropian i autorizuar dhe i licencuar nga CySec (Autoriteti i Mbikqyrjes Qipriote), që zotëron markën 24option. Veprojmë si mbështetës i klientelës ndërkombëtare për trading-un online në tregjet Forex e CFD...

Zbulo më shumë

Asetet më popullore
të javes.

Aseti Hapur Lart Poshtë

Autorizuar nga
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

“Smartcom sha” është e autorizuar përmes një liçencë të lëshuar nga AMF (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare), për kryerjen e transaksioneve me tituj dhe veçanërisht blerjen dhe shitjen e titujve me porosi të klientit ne tregun e licensuar ne territorin e Republikes se Shqiperise.

Zbulo më shumë

Ku operojme