Licenca

“Smartcom sha” është e autorizuar përmes një liçencë të lëshuar nga AMF (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare), për kryerjen e transaksioneve me tituj dhe veçanërisht blerjen dhe shitjen e titujve me porosi të klientit ne tregun e licensuar ne territorin e Republikes se Shqiperise. Gjithashtu kompania mund të kryeje çdo aktivitet tjetër plotësues dhe ndihmës që synon të ofrojë çdo shërbim dhe të zhvillojë çdo aktivitet tjetër, në rast se rezultojnë të dobishme dhe/ose të nevojshme për përmbushjen e objektit kryesor.

Vendimi Nr. 18 datë 27.07.2017 i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare aprovoi kërkesën e paraqitur nga ana e “Smartcom sha” për t’u licencuar si shoqëri brokerimi në tituj për blerjen dhe shitjen e titujve me porosi të klientit në tregun e licencuar në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Përmes vendimit Nr. 18, datë 27.07.2017 të Bordit të AMF-së, “Smartcom sha” licencohet të veprojë si agjent brokeri në tituj, në emër dhe për llogari të shoqërisë “Rodeler ltd”, e liçencuar nga enti rregullator CySec (Qipro).

Të gjitha transaksionet financiare të aktivitetit të kompanisë janë gjithashtu subjekt i mbikëqyrjes së vazhdueshme të autoriteteve ligjzbatuese shqiptare dhe ato ndërkombëtare.

Mundësia e Artë

Shërbimet

Gjatë ushtrimit të aktivitetit tonë bashkëpunojmë ngushtë me Rodeler Ltd, një broker Evropian i autorizuar dhe i licencuar nga CySec (Autoriteti i Mbikqyrjes Qipriote), që zotëron markën 24option. Veprojmë si mbështetës i klientelës ndërkombëtare për trading-un online në tregjet Forex e CFD...

Zbulo më shumë

Asetet më popullore
të javes.

Aseti Hapur Lart Poshtë

Autorizuar nga
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

“Smartcom sha” është e autorizuar përmes një liçencë të lëshuar nga AMF (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare), për kryerjen e transaksioneve me tituj dhe veçanërisht blerjen dhe shitjen e titujve me porosi të klientit ne tregun e licensuar ne territorin e Republikes se Shqiperise.

Zbulo më shumë

Ku operojme